Ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, po zhvillohet me dyer të mbyllura senanca gjyqësore për tre të dyshuarit për spiunazh, të cilët sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit.
E pranishme aty ishte edhe Konsullja ukrainase Svitlana Bogdanova, e cila tha për Top Channel, se qytetari ukrainas është i pafajshëm dhe se ishte thjesht një turist.
Ajo u shpreh se ndodhet këtu për tu siguruar për kushtet të cila duhet ti ofroheshin qytetarit të saj, të cilat i ishin garantuar.
“Besoj që qytetari ynë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Unë jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje.Detyra ime është të mbroj të drejtat e qytetarit tim. Ai duhet të përfaqësohet nga një avokat dhe të jetë në kushte të mira. Duket se këto gjëra janë garantuar.”- tha Konsullja e Ukrainës, Svitlana Bogdanova.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 17:40 të ditës së shtunë 20 gusht, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi, më pas efektivët i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka nisur të largohet. Në momentin që personi është ndaluar iu është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar. Pas kapjes së personave, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z. 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.
Top Channel