Dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë në një hark kohor të shkurtër dhe pak orë larg njëra tjetrën.

Rreth orës 22.30 në zonën e Aliasit një 23 vjeçar i identifikuar se Renaldo Mejdani mbeti i plagosur me armë zjarri. Autor i dyshuar i ngjarjes është fqinji i tij 49 vjeç Albert Osteni i cili u shpall në kërkim.

Dyshohet se në mbrëmje ata po luanin me letra dhe për motive banale  u konfliktuan. Policia ka vënë në pranga vëllanë e autorit 45 vjeçarin Dorjan Osteni për përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në banesën e tyre policia gjeti dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Disa orë më vonë në rrugën Siri Kodra në derën e një banese shpërtheu rreh 100 gr eksploziv duke shkaktuar disa dëme material. Banesa ishte në pronësi të 60 vjeçarit Remzi Osmani.

Kati i parë i saj ishte dhënë me qira dhe ishe shndërruar në një biznes qe shiste xhama ndërsa kati I 2 përdorej për banim. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me konfliktet mbi pronësinë e banesës por edhe me të shkuarën e fëmijëve të 60 vjeçarit. Një tjetër pistë është dhe konfliktet që mund të ketë pasur për aktivitetin tregtar qiraxhiu. Në vendngjarje policia ka mbledhur një seri pamjesh nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorit I cili është nje i ri rret 25 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA