22/12 22:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi po mbahet i mbyllur për media. Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçak dhe Escobar do të takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale.
Top Channel