Momentet e fundit të italianit që bie për vdekje nga 120m para të dashurës, teksa kapte celularin në shkëmb (fotot)

23/08/2022 15:45

Në disa pamje të rënda shihen momentet finale të një burri që bie për vdekje para të dashurës së tij të tmerruar, në një vend të lartë panoramik në Itali.

30 vjeçari Andrea Mazzetto, ra drejt vdekjes nga shkëmbi më shumë se 120 metra i lartë pasi humbi ekuilibrin, teksa tentonte të kapte celularin me të cilin po bënte foto.

Ngjarja ndodhi teksa ai bënte një ekskursion me të dashurën Sara Bragante, në shtegun Altar Knotto në krahinën e Vicenza.

Një foto e dhimbshme e marrë disa sekonda para tragjedisë, tregon çiftin që pozojnë të lumtur, para se Mazzetto të bjerë në humnerë duke tentuar të kapte celularin e tij.

Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 2 pasdite, kur Mazzetto, pronar i një biznesi dhe entuziast stërvitjeje, humbi ekuilibrin duke rënë nga shtegu i rrezikshëm i ekskursioneve.

Bragante raportohet se megjithse e shokuar, njoftoi shërbimet e emergjencës që erdhën në vend së bashku me një njësi zjarrfikësish.

Trupi i Mazzetto u rekuperua më pas me një helikopter.

Raportimet për tragjedi të ngjashme kanë qenë të shumta këtë verë, sidomos me ato të lidhura me pakujdesinë personale në foto nga vende të larta turistike.

FOTO GALERI
2/3
30 vjeçari Andrea Mazzetto, ra drejt vdekjes nga shkëmbi më shumë se 120 metra i lartë pasi humbi ekuilibrin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA