Misioni paqeruajtës i OKB në Republikën Demokratike të Kongos, ‘Monusco’, ka evakuuar sot bazën e tij në qytetin indor të Butembo.
Elementë vendas të shoqërisë civile thanë se ndjeheshin të kënaqur dhe përgëzuan popullatën e cila u mobilizua për të kërkuar ‘tërheqjen pa kushte’ të kontigjentit.
Vendasit ishin të zemëruar me prezencën e misionit prej perceptimeve se nuk po vepronin për të ndaluar konfliktet e armatosura që vijojnë prej dekadash.
Bazat e OKB në lindje të RD Kongo janë sulmuar prej disa javësh nga vendasit që akuzojnë për dështim në misionin e tyre dhe refuzojnë prezencën e mëtejshme.
Përleshje fatale shpërthyen javës që shkoi mes ushtrisë së Kongos dhe një grupi të armatosur në bazën e zbrazur të OKB në lindje të vendit.
Dy sulmues u vranë dhe katër u kapën pas sulmit të grupit në impjantin e Butembo, tha majori i ushtrisë Roger Mowa.
“Sulmuesit besonin se ne kishim gënjyer kur thamë se trupat e MONUSCO ishin larguar. Ata sulmuan bazën por nuk gjetën asgjë aty,” tha Mowa.
Bazat e OKB në lindje të Kongos u sulmuan dhe muajin e kaluar prej pakënaqësisë ndaj misionit të OKB.
Në javën më të rëndë të përplasjeve rreth tridhjetë demonstrues dhe katër trupa të OKB u vranë, sipas autoriteteve kongoleze.
Top Channel