Sherr në Vlorë, plagoset me thikë 19-vjeçari
23/08/2022 20:51
Një djalë 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë pas një sherri.
Mësohet se sherri ka ndodhur rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, E. K, 19 vjeç.
I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel