“Kilometri i fundit, 777 portrete”/ Ekspozita e fotografit David Cuka me portrete shqiptare

23/08/2022 12:33

“Kilometri i fundit, 777 portrete” vjen në COD si formë e dokumentimit të ciklit të dytë të projektit fotografik “#999 portrete”, një iniciativë ambicioze e fotografit shqiptar David uka, që synon të realizojë një seri gjithëpërfshirëse portretesh shqiptare.

Një nismë dokumentuese, pamore, e hapur, që përfshin të gjitha krahinat, grupmoshat, besimet, përkatësitë gjinore, jetën urbane e rurale, uniformat dhe profesionet etj. Objektivi i aparatit qëndron para personazheve duke i ftuar të jenë vetvetja, pa bërë kurrfarë diferencimi artistik apo profesional.

Puna e Dacid Cukës fokusohet kryesisht në artin pamor që lidhet me të drejtat e njeriut.

Me anë të fotografisë ai promovon dhe rrit ndërgjegjësimin mbi barazinë sociale, të drejtat e grave, avokon kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në vend e rajon, komunitet të cilit ai vetë i përket si person transgjinor.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA