Rreth 15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi jetojnë e punojnë në Shqipëri. Janë këto shifrat e Institutit të Statistikave për vitin 2021, teksa ky tregues ka shënuar rritje përgjatë viteve të fundit.  

Pjesa më e madhe e tyre dominohet nga shtetasit e huaj nga Irani, ndjekur nga italianët dhe kosovarët. Arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve që vijnë në Shqipëri, gati 50% e tyre është për çështje punësimi në vendin tonë.

Arsye të tjera lidhen me bashkimin familjar kryesisht nga shtetasit italianë, kosovarë dhe të huajt nga Turqia.

Të tjerë marrin leje qëndrimi për studime si dhe për qëllime humanitare. Kjo e fundit vlen veçanërisht për iranianët, pasi mbi  99% e lejeve të qëndrimit të tyre janë pikërisht për këtë arsye.

Ndërkohë, vitin e kaluar aplikuan për leje qëndrimi mbi 9000 shtetas të huaj, duke u rritur me gati 19% në raport me vitin 2020.

I lartë rezultoi edhe numri i të huajve pa dokumentacion në vend, me me mbi 10 mijë persona. Pjesa dërrmuese e tyre ishin shtetas nga Siria, Afganistani, Bangladeshi si dhe nga Maroku.

Shqipëria së fundmi është kthyer në një vend transit që përdoret nga këta shtetas klandestinë si një pikë kalimi për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA