“Do ta zhvesh ukrainasin”, Usyk rikthen Fury nga pensioni!

22/08/2022 20:27

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen një një duel të jashtëzakonshëm për titullin e padiskutueshëm të sfidave të rënda në Arabinë Saudite në 17 dhjetor. Usyk mbrojti me sukses titujt e tij të versioneve WBA, IBF, WBO dhe IBO kundër Anthony Joshua, të shtunën e kaluar në King Abdullah Sport City Stadium.

Fury, i ashtuquajtur “The Gypsy King”, (mbreti cigan), u tërhoq pasi hodhi knock out Dillan WHyte në prill, por menjëherë pas sfidës së të shtunës tha se ishte gati të rikthehej në ring.

Sipas Daily Mail, skuadra e Fury, është aktualisht në bisedime për të unifikuar titullin e peshave të rënda në versionin WBC të Fury, me brezat e Usyk, në një duel nga i cili Fury mund të fitojë mbi 50 milionë paund.

Së fundmi është përcaktuar edhe data e takimit, që do të zhvillohet një ditë para finales së Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katarin fqinj me Arabinë Saudite.

Princi Mohammad Abdulaziz, që shërben si ministri Saudit i sportit, deklaroi, “Ne jemi shumë të interesuar për duelin për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Ne po shikojmë që ta bëjmë atë në qytetin e Riad”.

Usyk ka tani Furyn në planin e tij pasi fitoi ndaj Joshua me vendim jo-unanim, duke pretenduar se ajo që dëshiron më pas është dueli me të. “Jam i sigurt se Tyson Fury nuk është tërhequr ende, – tha 35-vjeçari në ring, – Jam i sigurt, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua. Unë dua të luftoj me të dhe nëse nuk luftoj me Tyson Fury nuk do të luftoj më fare”.

Fury ndërkohë e konsideroi të nivelit të ulët performancën e kolegëve të tij të shtunën, do shtuar se do të rikthehej në ring për t’i marrë ukrainasit brezat e kampionit. 34-vjeçari deklaroi, ” Unë e pashë Joshua të humbasë për të dytën herë ndaj Usyk. Anglia u zhvesh nga brezat e kampionit, por ka një zgjidhje që mund të sugjeroj. Nëse doni të kthehen brezat, atëherë dërgoni ciganin barbar, më dërgoni mua, dhe unë do ta zhvesh ukrainasin nga brezat e tij.

Por kjo nuk do të jetë e lirë, nëse doni më të mirin duhet të paguani. Do të jetë shumë e kushtueshme, kështu që bëni cekun gati dhe unë do të zhvesh ukrainasin nga brezat e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA