Cila është Natalia Vovk, agjentja e Ukrainës e akuzuar për bombën ndaj gazetares ruse Daria Dugina në Moskë (fotot)

22/08/2022 20:42

Mediat ruse zbuluan sot identitetin dhe foton e asaj që besojnë se ishte autorja e sulmit vrasës në Moskë ndaj bijës së Alexander Dugin, në makinën e këtij të fundit.

Dugin është këshilltar i lartë i presidentit Putin.

Sipas shërbimeve ruse të inteligjencës FSB, autorja quhet është qytetarja ukrainase Natalia Vovk, karta e identitetit të së cilës është publikuar në media, dhe që raportohet se menjëherë pas sulmit ajo është arratisur nga Estonia.

Autoritetet ruse konfirmuan se atentati ndaj Daria Dugina ishte “i planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës.”

Pas vrasjes, agjentja e tyre ishte larguar nga vendi duke kaluar nga rajoni Pskov drejt Estonisë.

Agjencia TASS duke cituar inteligjencën tha se ajo kishte hyrë në Rusi më 23 korrik 2022, me të bijën e vogël.

Ato kishin marrë pjesë në një event ku ishte e ftuar dhe Dugina të shtunën në Moskë, para se ajo të vritej në shpërthimin e makinës.

Inteligjenca FSB shtonte në deklaratë: “Kriminelët përdorën një makinë Mini Cooper për të monitoruar Daria Dugina. Gruaja kishte disa dokumente të ndryshme identiteti, por kishte hyrë në Rusi me një dokument të lëshuar nga ‘Republika Popullore e Donetsk”.

Kjo e fundit ka shpallur ndarjen nga Ukraina dhe mbështetet nga Rusia.

Mediat ruse thonin se Alexander Dugin kishte marrë kërcënime me vdekje para atentatit të së shtunës ku u vra bija e tij. Kërcënimet vinin nga “nacionalistë ukrainas”, siç quan Moska sistemin politik aktualisht në pushtet në Ukrainë.

Figura të shumta ruse të medias kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj qendrave të vendim-marrjes  në Kiev.

FOTO GALERI
1/6
Autoritetet ruse konfirmuan se atentati ndaj Daria Dugina ishte "i planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës."

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA