Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencë dhe ka kthyer në Gjykatën e Apelit Durrës çështjen ndaj Bledar Zenelit, i arrestuar si i dyshuar për nxitje terrorizmi.
Zeneli u arrestua në 2 gusht nga Antiterrori, pasi dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, në mbështetje të ISIS, ndërsa ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”
30-vjeçari me profesion murator dhe elektriçist u la në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme më 4 gusht, mbasi SPAK e dyshon se ai nxiti urrejtjen në rrjetet sociale dhe kreu propagandë për qëllime terroriste.
I dyshuari deklarohet se i ka mohuar gjetjet e antiterrorit që për dy vjet e vëzhgoi përmes kompjuterit për postimet që ai shpërndante në Twitter, Facebook dhe Instagram dhe që SPAK i konsideron si mbështetje të ISIS dhe kundër shtetit shqiptar.
Zeneli thanë burimet e Top CHannel, u kujtoi gjykatës se kishte dy fëmijë të vegjël dhe se çdo postim në llogaritë vetjake ishin të kopjuara nga Kurani dhe nga imame të ndryshëm.Të njëjtën gjë përsëriti dhe avokati i tij.
Top Channel