100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA/ Dy avionë B-52 do të fluturojnë sot mbi sheshin Skënderbej

22/08/2022 10:51

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka njoftuar se në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, rreth orës 15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej,

Avionët do të dhurojnë shfaqje mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes, thotë Ambasada.

Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.

Top Channel