Serbët paralajmërojnë bojkot por Vuçiç kërkon edhe kompromis për targat dhe dokumentet

21/08/2022 20:49

Presidenti i Serbisë, Aleksanear Vuçiç  paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Pas një takimi në Beograd me përfaqësues të serbëve ai tha se shpreson për një marrëveshje për dokumentet dhe targat e makinave para një shtatorit.

“Nëse nuk ndalet përndjekja e serbëve, politikanët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas gjykatësit dhe oficerët e policisë do të ndjekin shembullin deri në fund të shtatorit” dhe se do të ketë, siç tha ai, “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje” tha Vucic i cili i bëri këto komente, në paraqitjen e parë pas bisedimeve të së enjtes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, në të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për të shmangur tensionet si ato të 31 korrikut kur grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës për të kundërshtuar vendimet e qeverisë  në Prishtinë.

Beogradi zbaton masa te njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi gjatë 10 viteve të fundit. Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Por, pala e Kosovës tha ai, hodhi poshtë këto propozime kompromisi. Serbia tha ai ndodhet në një situatë shumë të vështirë, por do të kërkoj me dëshpërim një kompromis.

Presidenti serb tha se Kosova kërkoi të enjten që të diskutohet për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte njohjen e ndërsjellë, dëmet e luftës, trajtimin e çështjes së të zhdukurve dhe viktimave të përdhunimeve, simetri në të drejtat e serbëve me ato të shqiptarëve në Serbi si dhe rishikimin e marrëveshjeve të dakorduara më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA