Nisin hetimet mbi dy aksidentet rrugore që shkaktuan 35 viktima në Turqi

21/08/2022 13:15

Autoritetet turke nisën hetimet të dielën mbi dy aksidente rrugore në vendet e emergjencës ku mbetën të vrarë të paktën 35 persona një ditë më parë. Në të dyja rastet, ndër viktimat ishin punonjës të emergjencës dhe ndihmnës së parë që po tentonin t’i vinin në ndihmë personave të përfshirë në dy aksidente të mëparshme.

Tragjeditë e së shtunës ndodhën vetëm 250 kilometra larg njëra-tjetrës në jug të Turqisë. E para ndodhi në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizipit kur një autobus pasagjerësh u përplas me ekipet e emergjencës që i ishin përgjigjur një aksidenti në provincën Mardin, në perëndim të Derikut.

Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e 15 personave që humbën jetën sipas ministrit të brendshëm turk Sulejman Soylu, tetë nga viktimat ishin nga autobusi, tha ai.

Agjencia e lajmeve Ilhas tha se dy nga gazetarët e saj u vranë pasi ndaluan për të ofruar ndihmë për njerëzit e përfshirë në aksidentin fillestar, në të cilin një makinë doli nga autostrada dhe rrëshqiti nga një argjinaturë.

Pamjet televizive treguan një ambulancë me dëmtime të rënda në pjesën e pasme dhe autobusin i cili u kthye nga ana e tij përgjatë autostradës. Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul tha se 22 persona u plagosën në përplasjen e dytë.

Ngjarja tjetër ka ndodhur pasditen e së shtunës në Derik pasi një kamioni mallrash i dështoi sistemi i frenimit, duke u përplasur me dy automjete të tjera pranë një karburanti.

Ndërsa punonjësit e emergjencës po punonin në vendngjarje dhe turmat u mblodhën për të parë, një kamion tjetër humbi kontrollin dhe u fut mes tyre.

Duke folur nga vendngjarja, Soylu tha se 20 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën. Një oficer policie ishte në mesin e viktimave, dhe dy shoferë u arrestuan pasi nisjes së hetimit, tha ai.

Turqia ka një rekord negativ të sigurisë rrugore. Rreth 5.362 njerëz vdiqën në incidente trafiku vitin e kaluar, sipas autoriteteve./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA