Pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, trupat e KFOR-it shtojnë patrullimet në veri të Kosovës

19/08/2022 22:31

Trupat amerikane të KFOR-it janë vendosur në rrugët kryesore në pjesën veriore të Kosovës të premten, pasi të enjten nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket targave dhe dokumenteve hyrje-dalje.

Kjo lëvizje vjen pasi që takimi në Bruksel nuk solli ndonjë marrëveshje siç pritej, ndërkohë që nga 1 shtatori Qeveria e Kosovës planifikon të vë masa reciprociteti ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit.

Presidenti Aleksandër Vuçiç e ka përshkruar takimin me kryeminsitrin Albin Kurti si një prej ditëve të rënda për Serbinë dhe popullin serb.

Sipas koha.net, sot nëpër rrugët e veriut të Kosovës janë parë forca të shtuara të KFOR-i dhe patrulla amerikane është stacionuar përgjatë rrugës kryesore që çon nga Serbia për në Kosovë, nëpërmjet qytetit të Mitrovicës.

Ndryshe, në takimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s me kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe presidentin serb Vuçiç, Jens Stoltenberg përsëriti se nëse shihet nevoja atëherë do të intervenojnë trupat e KFOR-it në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA