Një 18-vjeçar i identifikuar si Eiden Dimo është arrestuar, pasi mbrëmjen e djeshme u përfshi në konfliktin e çastit ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Gjatë kontrollit që iu bë 18-vjeçarit iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike.
Deri më tani në kërkim janë shpallur Horgito Peqini 18 vjeç, i cili dyshohet se është vrasësi dhe Klaudjan Sallufi 33 vjeç, i përfshirë në konflikt.
Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi” të Elbasanit mbeti i vrarë me armë zjarri Madrid Ulqinaku.
Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe para 25 vitesh (1997) i kishin vrarë të vëllain, gjatë trazirave të asaj kohe.
Top Channel