
24/02 19:26
Disa vatra zjarri kanë përfshirë mbrëmjen e sotme provincën e Palermos në lagjen e Borgo Nuovo.
Dhjetëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa qarkullimi në këtë zonë është mbyllur përkohësisht ku vetëm stafi i zjarrfikëseve mund të lëvize.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve të cilat rrezikojnë shtëpitë.
Top Channel