23/12 22:18
Stuhi shiu kanë goditur pjesë të Anglisë jugore, duke shkaktuar përmbytje në zona të mëdha të Londrës qendrore.
Reshjet intensive përfshinë gjithë kryeqytetin , duke shkaktuar shumë probleme ne qarkullim.
Shumë rrugë kryesore u mbuluan nga uji, dhe shumë biznese u mbyllën pasi uji nisi të hynte brenda dyqaneve.
Një paralajmërim i verdhë i stuhive nga autoritetet është në fuqi për Kent, që do të thotë rrezik për përmbytje të mëtejshme, ndërprerje të udhëtimeve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Agjencia e Mjedisit ka lëshuar gjithashtu 17 alarme për përmbytje në të gjithë Anglinë.
Ndërsa ekspertët e motit thonë se stuhi shiu do të ketë edhe në Irlandën Veriore dhe Skocinë perëndimore .
Top Channel