Frikë në hapësirë, kozmonauti rus ndërpret shëtitjen pas problemit me kostumin

18/08/2022 14:33

Një inspektim hapësinor nga dy kozmonautë rusë të mërkurën përfundoi papritur për shkak të një problemi me baterinë në kostumin e Oleg Artemyev, megjithëse në asnjë moment ai nuk ishte në ndonjë rrezik, thanë agjencitë hapësinore amerikane dhe ruse. 

“Oleg, duhet të kthehesh në bllokun e ajrit sa më shpejt të jetë e mundur,” urdhëruan kontrollorët e misionit rus me bazë në Tokë, më shumë se dy orë pas udhëtimit të tij jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

“Lini gjithçka dhe kthehuni”, iu tha disa herë, kozmonautëve nga baza.

Urdhrat erdhën menjëherë pasi Artemyev raportoi lexime jonormale të tensionit për baterinë e kostumit të tij hapësinor.

“Ju lutemi mos u shqetësoni, gjithçka është në rregull. Jeni në rregull”, thanë kontrollorët.

“Nuk jam i shqetësuar,” u përgjigj 51-vjeçari Artemyev, thirrjeve nga baza.

Artemyev u kthye më pas në blloqet ajrore ku u rilidh me sukses me energjinë kryesore të ISS.

Ecja në hapësirë ​​u deklarua e përfunduar pas rreth katër orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA