Megjithëse është në kërkim ndërkombëtar për vrasje prej marsit të vitit të kaluar, policia vijon aksionet për arrestimin e Florenc Çapjes.
Pasditen e së mërkurës policia e Elbasanit pas njoftimit të marrë nga Drejtoria e përgjithshme ushtroi kontroll te befasishëm ne servisin e Fejzulla Çapjas, babait të Florenc Çapja pasi kishte informacion se aty kishte sende të kundra-ligjshme.
Pas kontrollit policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë një makinë “Alfa Romeo”, pa targa, e cili rezulton e vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.
Gjithashtu, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Policia ka dyshime se 65-vjeçari ka ndihmuar për krijimin e kushteve për një atentat që po planifikohej për tu kryer në të ardhmen. Për këtë arsye policia ka lëshuar urdhër arresti dhe për Fejzulla Çapja 65 vjeç i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Në këtë vrasje ai dyshohet se ka bashkëpunuar me xhaxhain e ti Ardjan Çapjen ndërsa ai vetë mundi ti shpëtojë prangave duke u arratisur në Dubai duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Në prill të këtij viti pas operacionit plumbi i artë u lëshua një urdhër arrest i ri për Florenc Çapjan. Sipas dëshmisë së Dumanit ai kishte ofruar 200 mijë euro për eliminimin e Sokol Sanxaktarit në Elbasan.
Top Channel