Një kontingjent prej rreth tridhjetë ushtarësh gjermanë mbërritën në Bosnjë e Hercegovinë më 16 gusht si pjesë e misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në shtetin e trazuar ballkanik, një veprim që u kritikua menjëherë nga ambasada ruse.
Rikthimi i trupave gjermane në misionin e EUFOR-it për herë të parë në një dekadë pasqyron shqetësimin e Perëndimit mbi forcat centrifugale etnike dhe politike në Bosnje dhe rrezikun e mundshëm të përhapjes gjeopolitike të konfliktit nga lufta në Ukrainë.
EUFOR-i javën e kaluar njoftoi vendosjen e afërsisht 50 trupave të forcave të ushtrisë gjermane në ish-republikën jugosllave, e cila mbetet e ndarë në një federatë boshnjake dhe kroate dhe një entitet kryesisht serb i njohur si Republika Sërpska, sipas kushteve të një armëpushimi të vitit 1995 të njohur ndryshe si Marrëveshja e Dejtonit.
Më 16 gusht, mbërritja e rreth 30 trupave shihet si “një demonstrim i mëtejshëm i përkushtimit të BE-së për një të ardhme të qëndrueshme, të begatë dhe evropiane për të gjithë qytetarët” e Bosnjës.
Misioni “Althea i EUFOR-it në Bosnje përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 vende.
EUFOR-i tha pas mbërritjes së trupave gjermane në kampin Butmir se “kontingjenti i përparuar i personelit gjerman që mbërriti këtë javë pritet të pasohet nga trupa të mëtejshme të dislokuara në faza të ndryshme”.
Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili ka kërkuar hapur shkëputjen e entitetit të Republika Srpska dhe ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë me institucionet rivale, ka kritikuar ardhjen e trupave gjermane duke iu referuar Luftës së Dytë Botërore.
EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me një përfaqësues të lartë ndërkombëtar, aktualisht gjermanin Christian Schmidt.
Rusia, aleate me Dodikun, vitin e kaluar përshpejtoi nismën e saj për të larguar postin e Schmidt.
Mandati aktual i EUFOR-it skadon në nëntor dhe ka spekulime se Moska mund të përdorë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kundërshtuar një zgjatje të mundshme të tij.
Ambasada e Rusisë në Sarajevë spekuloi më 16 gusht se Shtetet e Bashkuara dhe Britania “po përgatisin terrenin për NATOizimin” e Bosnjës.
Duke pasur parasysh raportin më të fundit të forcave evropiane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që sugjerojnë se situata në Bosnje është e qetë dhe e qëndrueshme, ambasada ruse tha se, “arsyet për nevojën për të zgjeruar personelin ushtarak në EUFOR-it, duke përfshirë ushtarë të Bundeswehr-it, janë të pabaza”.
Në deklaratën e saj thuhet se i konsideron të pabaza pretendimet se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës po ndikon në situatën në Bosnje.
Bosnja ka aspirata për t’u anëtarësuar në BE, por e ka pasur të vështirë të zbatojë reforma dhe madje të mbajë politika të unifikuara përballë ndarjeve qeveritare dhe administrative të bazuara në etni dhe gjeografi.
Zgjedhjet e planifikuara për më vonë këtë vit janë në rrezik pasi serbët vazhdojnë të bëjnë presion për pavarësi dhe kroatët etnikë këmbëngulin për ndryshime të mëdha zgjedhore ose do të bojkotojnë votimin.
Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në Luftën e Bosnjës në vitet 1992-95 e cila përfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të një paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Dejton, Ohajo.
EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004.
Top Channel