Një varg shpërthimesh u raportuan në një depo armësh ruse në Krime duke lënë të lënduar të paktën dy persona.
Se çfarë i shkaktoi shpërthimet është ende e paqartë, por edhe javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë.
Ndërkohë zyrtarët rusë në një reagim të parë pas ngjarjes thanë se ishte një zjarr ai që solli më pas shpërthimet në një depo armësh në zonën Dzhankoi në Krimenë veriore.
Por këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo la të kuptohet se shpërthimet nuk ishin aksidentale.
Gadishulli i Krimesë ka një rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike për të dyja palët.
Kërkesa e Kremlinit që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë ka qenë një nga kushtet e saj kryesore për t’i dhënë fund luftimeve, ndërsa Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga gadishulli dhe të gjitha territoret e tjera të pushtuara.
Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Top Channel