Zamira Vyshkës, gjyqtare në Elbasan dhe aktualisht nën arrest shtëpie nuk ia dëgjoi asnjë nga kolegët e posaçëm të apelit kërkesën për tja hequr masën e sigurisë, të shpallur më herët nga shkalla e parë e Gjykatës Antikorrupsion.  

Apeli la në fuqi të njëjtat vendime edhe ndaj katër të dyshuarve të tjerë, si Ilir Pashaj një ish-gjyqtar që u prangos në cilësinë e një avokati për të cilin SPAK këmbëngul se po negocionte përmes parave për të zbutur pozitën e të burgosurit Xhulio Musai.

I dënuari me 3.6 vite burgim për plagosje me alibinë se nuk kishte si ndikonte tek gjyqtarja kundërshton versionin e SPAK që thotë se avokati, gjyqtarja , të afërmit e tij dhe i dënuari kishin gjetur gjuhën për dy milionë lekë.

Gjyqtarja Zamira Vyshka përsëriti se e gjitha kjo është një histori e montuar dhe se SPAK ka keqkuptuar bisedat me Ilir Pashajn që ajo e konsideron mik të vjetër prej kohës kur ai ishte gjyqtar.

Alban Qafa numëron mungesën e provave në këtë çështje, ndonëse SPAK thotë se paratë u premtuan në shkëmbim të zbutjes së dënimit.

Nën arrest me burg mbetën edhe në apel Ilir Pashajn, Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj, kurse Andrea Tirana dhe gjyqtarja do të qëndrojnë të arrestuar në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA