Einxhel Shkira shtatzënë, zbulon si e pritën lajmin familjarët: Nuk e prisnin, më të vështirë e kisha t’ja thoja…

16/08/2022 20:32

Çifti i BBV Einxhel dhe Dagz kanë treguar se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë së Einxhel.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt.

Ata treguan për “Pushime on Top” se gjininë e fëmijës do e zbulojnë një një festë me të afërmit e tyre. Çifti i BBV tha se për momentin Einxhel po jeton në Tiranë ndërsa Dagz  është gjatë gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës, por pjesën më të madhe të kohës është në Tiranë.

Dagz: Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë.

Einxhel: Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më rallë në Kosovë.

Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vazja që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund tja thoja. Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushimet po presim sa të lirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish.

Top Channel