Ceremonia e shenjtë në Mekë/ Princi saudit i Kurorës merr pjesë në larjen e Qabes

16/08/2022 16:52

 Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mori pjesë në ceremoninë vjetore të larjes së Qabes së Shenjtë. 

I shoqëruar nga shumë zyrtarë të lartë, ai u pa duke kryer lutjen  dhe më pas duke larë me një rrobë të bardhë të lagur me ujë  me aromë trëndafili dhe myshku, muret e Qabes.

Mirëmbajtja e Qabes së Shenjtë është një ritual i rëndësishëm dhe delikat dhe pastrimi bëhet në bazë të traditave të ndjekura në mënyrë rigoroze

Ceremonia e Larjes së Qabes është një ngjarje që daton që nga koha e Profetit Muhamed.

Njerëzit shpesh janë të zemëruar me zyrtarët e lartë që marrin pjesë në larjen e Qabes pasi rojet e sigurisë i mbajnë larg pelegrinët vendas dhe vetëm zyrtarët e lartë marrin pjesë vetëm në të.

Top Channel