​Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën 17-vjeçari në Pejë të Kosovës

16/08/2022 17:41

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA