Për shkak të krizës energjitike dhe mungesës së burimeve të energjisë, Kosova sot nisi kufizimet e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.
Regjimi i kufizimeve u vendos me 6 orë furnizim dhe me dy orë shkëputje të energjisë.
Por disa orë më pas Ministria e Energjitikës së Kosovës lajmëroi se kufuzimet janë ndërprerë pas ndihmës nga korporata elektroenergjitike shqiptare, e cila i dha energji Kosovës.
Bashkëpunimi mes dy korporatave nisi prej orës 14 kur furnizimi i rregullt u rikthye në gjithë Kosovën.
Megjithatë Ministria e Energjitikes së Kosovës i kërkon qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.
Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi, thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë së Kosovës.
Kufizimet ndodhën për shkak se korporata energjitike e Kosovës nuk ka mundësi financiare për të blerë energjinë elektrike për shkak të rritjes së madhe të çmimeve në tregun ndërkombëtar.
Më herët korporata kishte kërkuar që të rritej cmimi i energjisë elektrike, ndërsa ishte lajmëruar se dimri do ishte shumë i pasigurt, ndërsa korporata e Kosovës është me humbje.
Top Channel