Shumica socialiste nuk ia doli këto 9 vinte t’i kthente në prova për drejtësisë demoncimet kur ishte në opozitë për korrupsion, vrasjet në Gërdec dhe të katër personave në 21 Janar ndaj Sali Berishës.

Ndaj ajo ka nisur një përpjekje tjetër për ta nxjerrë në pension politik, ish presidentin dhe kryeministrin demokrat, këtë radhë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Plani socialistëve me mbështetjen edhe të fraksionit Alibeaj në PD, synon shtimin e një neni në ligjin e dekriminalizimit për të ndaluar nga kandidimi, personat e shpallur NON GRATA nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo vende të tjera perëndimore. Shënjestra është qartë, Sali Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, tha Taulant Balla.

Taulant Balla këtë qëndrim e shoqëron me publikimin e një fotoje ku Sali Berisha është në krah të diktatorit Enver Hoxha duke pozuar me grushtin lart.

Por një foto me Enverin nuk mjafton. Kjo ide për të përjashtuar Berishën si ish-sekretar partie, më shumë nga pengesa ka, nga një vendim i gjykatës kushtetuese i 23 Marsit 2010 , cili rrëzoi ligjin e atëhershëm të lustracionit miratuar 22 Dhjetor 2008.

Në të tilla kushte socialistët po promovojnë vendosjen në ligj të ndalimit të kandidimit për deputet të personave shpallur tashmë Non Grata.

Miratimi kësaj shtese në ligjin e dekriminalizimit kërkon edhe ndryshim kushtetues.

Socialistët mund ta arrinë këtë vetëm me votat e fraksionit Alibeaj, me kushtin që PS të miratojë projektligjin “Alibeaj” për dekomunistizimin.

Projekt që prek hapjen e dosjeve për të gjithë.

Hapje që nuk do të prekte vetëm Ilir Metën, por të gjithë spektrin politik parlamentar, këtë sot, dhe atë nesër.

Kështu deri në shtator kur nismat të përballen në kuvend, do shohim nëse dëshira për të përjashtuar Berishën dhe Metën nga politika, do t’i rezistojë ngurrimit, se bashkë me ta, lamtumirë politikës mund t’i japin edhe shumë politikanë të maxhorancës së majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA