Deklarata e Kalasë/ Policia e çon për ndjekje penale. Por PD e merr në mbrojtje

15/08/2022 15:16

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht funksionaren e partisë Demokratike Adriana Kalaja.

Avokatja do të hetohet nga prokuroria për veprën penale të thirrjes për urrejtje nacionale dhe rrezikon nga dy deri në 8 vite burg. Uniformat blu iu referuan statusit në facebook të Kalasë, e cila i dilte në mbrojtje 55 vjeçarit Qani Muca, i cili plagosi me armë zjarri një punonjës të Inspektoratit të mbrojtjes së Territorit i cili ishte duke zbatuar vendimin për shembjen e banesës së tij.

Por në një intervistë per TCH, zonja kalaja thotë se ajo kishte dashur të thoshte diçka tjetër.

Por nëse vetë zonja Kalaja thote se nuk i qëndron asaj që ka shkruar, partia e saj e ka marre në mbrojtje. Jola Hysa sekretare e marrëdhenieve me publikun e konsideroi procedimin penal një akt politik duke këmbëngulur se deklarata e Kalasë ka dalë jashtë kontekstit.

“Partia Demokratike dënon thirrjen në polici të avokates Adriana Kalaja . E konsiderojmë një akt të qartë politik pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga thelbi i ngjarjes dhe aksioni opozitar. Deklarata e zonjës Kalaja si avokate dhe aktiviste e shumë kauzave publike është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit me synim krijimin e një ngjarjeje të re në ndihmë të makinës së vjetër të propagandës qeveritare.”- u shpreh Jola Hysa

Zonja Kalaja është e njohur për deklaratat e saj të forta, si kjo e dy vitëve më parë kur u shemb teatri kombëtar. Atëherë partia demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha mbështeti protestën.

Por sot, e drejtuar nga Sali Berisha, e njëjta seli mendon se deklarata e fundit e zonjës Kalaja, është thjeshtë një figure letrare.

Ne besojmë megjithatë se fraza e zonjës Kalaja ka qënë përdorim metafore, një shprehje popullore aq të njohur, dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes fatkeqe, se sa një thirrje apo ushtrim dhune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA