Probleme me fushën, shtyhet një ndeshje në kampionatin francez
12/08/2022 19:18
Kanë nisur menjëherë problemet në kampionatin francez, teksa që në javën e dytë ka ardhur shtyrja e një ndeshjeje. Bëhet fjalë për sfidën Lorient-Lyon, e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, por nuk do të luhet.
Shkak është bërë terreni i stadiumit të Lorient, që nuk është në gjendje të mirë dhe rrezikon të shkaktojë dëmtime te futbollistët, teksa ka qenë vetë Ligue 1, që ka njoftuar vendimin për shtyrjen e sfidës.
Mbetet ende për t’u vendosur se kur do të luhet ky takim, pasi më parë duhet studiuar kalendari i të dy ekipeve, për të gjetur një datë të lirë.
Top Channel