Pasi bëri unfollow babain e saj Monty Lopez në Instagram, Addison Rae ka ndërmarrë edhe një hap tjetër.

Së fundmi  ajo ka hequr edhe mamanë e saj, Sheri Easterling në rrjetin social. Drama në familje duket e pafund pasi këtë verë u zbulua se babai i Rae, Monty, kishte një lidhje të dyshuar me një 25-vjeçare të quajtur Renée Ash. Tani, duket se Addison nuk është shumë e kënaqur as me nënën e saj.

Ndërkohë, Addison nuk e ka komentuar dramën mes prindërve të saj (ose sjelljen e fundit të babait të saj në internet), por ajo zgjodhi që të postonte diçka në Twitter:

Unë me të vërtetë kam qenë duke u përpjekur të postoj, të dal dhe të bëj gjëra, por ju dua të gjithëve dhe keni shumë më tepër kuptim për mua sesa mund të shprehem ndonjëherë. Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë falë të gjithë njerëzve që vendosën të kujdesen për mua dhe të më mbështesin. Ju dua të gjithëve <3 jeta është e çuditshme por ia vlen.

Gjatë fundjavës, pasi Addison i bëri unfollow dhe mamasë së saj, përdoruesit e rrjetit besojnë se unfollow-i i fundit nga Rae në fakt ka kuptim, duke pasur parasysh se prindërit po dilnin jashtë kontrollit dhe veçanërisht pasi Sheri kishte filluar të flirtonte hapur me reperin Yung Gravy në Instagram dhe Monty kishte treguar se nuk i pëlqente të dy. E pas këtij reagimi babai i Addison postoi një TikTok në të cilin ai sfidoi reperin në një ndeshje mundjeje. Përveç ngacmimit të njëri-tjetrit, Monty ka sulmuar edhe të famshëm të tjerë në platformë./ Top Albania Radio

Top Channel