Kombëtarja shqiptare e U19 zhvilloi një ndeshje përgatitore me Italinë në coverciano, një sfidë që kuqezinjtë e vegjël e humbën 3-0. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe trajneri i Kombëtares A, Edy Reja që i pa nga afër futbollistët e skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu duke bërë edhe vlerësimet e tij

Edoardo Reja, Trajner i Kombëtares: ‘Në pjesën e parë u paraqitëm mirë. por më pas dolën në dritë diferencat në kualitete dhe strukturë. por po rritemi. Në Shqipëri po punohet mirë, stafi është i gjithi italian, jemi aty prej 3 vitesh dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që të spikasë ndonjë futbollist për evropianin e ardhshëm, por duhet punuar edhe me ata që luajnë në kampionatin shqiptar, jo vetëm me ata që vijnë nga jashtë’

Reja foli edhe për transferimin e Kristjan Asllanit te Interi dhe paraqitjet e tij me fanelën zikaltër në sfidat përgatitore të skuadrës milaneze.

Edoardo Reja: Inter ka bërë paraqitje të mira në këtë fazë përgatitore, por ende nuk e ka shfaqur atë çfarë prisja. Asllani kur është aktivizuar ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, unë i dhashë mundësinë të debutojë në miqësoret e fundit dhe tregon shumë personalitet. ka nevojë për eksperiencë që të bëhet një futbollist i rëndësishëm, por i ka treguar aftësitë e tij.

Një tjetër futbollist i kombëtares që po përmendet në median italiane është edhe Nedim Bajrami, për të cilin po flitet për një kalim te skuadra e Fiorentinës

Edoardo Reja: Bajrami shpresoj që të kalojë të Fiorentina, është një futbollist i talentuar. Te Empoli ka shfaqur aftësitë e tij, duhet të gjejë  vazhdimësinë në lojë, por te Fiorentina mund të jetë mirë. Mund të përshtatet në çdo pozicion pas qendërsulmuetin, ka cilësi në aspektin teknik dhe është i shpejtë’

Muajin tjetër do t’i takojë skuadrës së Edy rejës që të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar 2 ndeshjet e fundit të nations League me Izraelin në transfertë në 24 shtator dhe Islandën në shtëpi në 27 shtator

Top Channel