I mbyllur gjatë pandemisë, pallati i Versajës po mirëpret sërish vizitorë kureshtarë.
Kjo verë shënoi rikthimin e vizitorëve të huaj, veçanërisht të amerikanëve që përfaqësojnë 18% të vizitave, të ndjekur nga italianët dhe gjermanët me 6% secili. .
“Ne e kishim rezervuar këtë udhëtim dy vjet më parë dhe nuk mundëm të vinim në Francë për shkak të pandemisë, por tani ja ku jemi. Po e shijojmë shumë, turi ishte mahnitës, mësuam shumë gjëra.”
“Sot erdha me të dashurin tim në Pallatin e Versajës. Ishte shumë bukur, eksperiencë fantastike. Do të largohem me përshtypjet më të mira.”
Edhe publiku francez, që përbën 26% të numrit total të vizitorëve, po kthehet për të vizituar kështjellën.
“Me këtë mot të mirë, ne kemi pasur shumë vizitorë dhe jemi të kënaqur. Për t’ju dhënë një ide, ne jemi në gati 1 milion vizitorë për vitin 2022. Versaja nuk është një vend që është menduar të jetë bosh. Është një vend që historikisht ka qenë plot me vizitorë”.
Me numrat e deri tanishëm, Pallati i Versajës ka arritur të kapë numrin e vizitorëve para pandemisë, që tashmë pritet vetëm të rritet më tej.
Top Channel