Biznesmeni Samir Mane, ndër të tjera në intervistën e zhvilluar ditën e sotme në “Pushime on Top” me Oriela Nebiajn, ka folur edhe për jetën familjare.

Ai ka treguar se i ka vënë kusht djemve të tij që të paktën një javë pushime duhet ti kalojnë me familjen, ndërsa meraku i tij më i madh për ta, është që të zgjedhin rrugën e tyre dhe pas studimeve jashtë të kthehen e të punojnë në Shqipëri.

Oriela Nebijaj: Tani që djemtë janë rritur, a vijnë më me pushime me ju?

Samir Mane: Ja kam vënë me detyrim që minimalisht një javë me pushime do t’i kalojnë me ne në familje. Pjesën tjetër mund të zgjedhin vetë.

Oriela Nebijaj: Cili është meraku më i madh që ke për ta sot, pas gjithë peripecive që ke kaluar për të arritur këtu ku je. Cila është këshilla më e shpeshtë që u jep?

Samir Mane: Unë shpresoj që ata të zgjedhin rrugën e vet, jo domosdoshmërish duhet të më ndjekin mua në rrugën time. Për momentin ata studiojnë jashtë, kështu që shpresoj që një ditë ata të kthehen këtu dhe të punojnë, jo patjetër siç e thashë për të punuar me mua, po në rrugën e tyre.

 

Top Channel