Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt

11/08/2022 21:41

Ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat.

Forcat e Posaçme Operacionale kanë bërë të mundur prangosjen e Bodes, ndërsa pritet edhe trasferimi i tij drejt Tiranës, ku do të vuajë edhe dënimin me burg.

Më 22 prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme i dha dënimin me 12 vite burg, nën akuzën e trafikimit të drogës.  Emri i Bodes ishte në të njëjtën dosje me ish-ministrin Saimir Tahiri, por çështja ndaj tij u veçua për tu gjykuar në mungesë.

Bodes i janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik droge.

Me 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA