Mjerimi dhe sëmundjet pushtojnë Afganistanin një vit pas sundimit të talebanëve

10/08/2022 13:33

Repartet e një klinike të shkatërruar në Afganistanin jugor janë vetëm një shenjë e krizës katastrofike humanitare që ka kapluar vendin e shkatërruar nga lufta që kur talebanët u kthyen në pushtet një vit më parë.

Muajin e kaluar, Spitali i Qarkut Musa Qala në provincën Helmand u detyrua të mbyllte dyert për të gjithë, përveç atyre që vuanin nga kolera.

Ndonëse klinikës i mungojnë ambientet për të testuar për kolerën, rreth 550 pacientë u paraqitën brenda ditëve, duke shfaqur simptoma të një sëmundjeje të shkaktuar nga mungesa e nevojave bazë sanitare: ujë të pijshëm të pastër dhe një sistem kanalizimi të përshtatshëm.

“Talibanët që kur kanë ardhur në pushtet, po i japin ndihmat popullit të tyre, nuk po na japin neve, unë nuk kam marrë asgjë nga ndihmat që kanë ardhur në Afganistan. Shpresoj të kthehet qeveria e mëparshme dhe të kemi një jetë të mirë dhe të gjejmë ushqim, jemi të rraskapitur, jemi të dobët dhe po përballemi me shumë probleme, nuk ka lumturi në asgjë”, tha Bibi.

“Para talebanëve ishte më mirë, tani nuk gjejmë as bukë, nuk mund t’u jap qumësht fëmijëve të mi, nuk kemi asgjë”, tha Breshna.

Varfëria në vend, e ndjerë më fort në jug të Afganistanit, është shtyrë në nivele të reja të përkeqësuara nga thatësira dhe inflacioni që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA