Balena e Senës nuk i mbijetoi operacionit që e largoi nga lumi

10/08/2022 15:34

Balena e vogël që ishte bllokuar në lumin Seine në Francën veriore për më shumë se një javë ngordhi pasi u nxor nga uji herët të mërkurën në një operacion të rrezikshëm shpëtimi, teksa autoritete paralajmëruan se ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Pas gati gjashtë orësh punë nga dhjetëra zhytës dhe shpëtues, balena që peshonte 800 kg u ngrit nga lumi me një rrjetë dhe vinç rreth orës 4:00 të mëngjesit (02:00 GMT) dhe u vendos në një maune nën kujdes të menjëhershëm të një duzine veterinerësh, të cilët më pas duke parë gjendjen e saj të rënduar vendosën ti bëjnë një injeksion për ti dhënë fund vuajtjes së saj,

“Kjo kafshë nuk ishte në gjendje për të marrë frymë siç duhet, dhe kështu ne vendosë se gjendja e tij nuk ishte e përshtatshme për lëshim në det.  Tani Autopsia është shumë e rëndësishme, duhet të dimë se çfarë elementesh mund ta kenë çuar atë në Seine”, tha veterinerja.

Balena e bardhë një specie e mbrojtur që zakonisht gjendet në ujërat e ftohta të Arktikut, iu nënshtrua një kontrolli shëndetësor dhe u dërgua drejt qytetit bregdetar të Ouistreham, ku gjendja u rëndua me tej.

Balena katër metra e gjatë u pa më shumë se një javë më parë duke u nisur drejt Parisit dhe u bllokua rreth 130 kilometra  në brendësi të Kanalit në Saint-Pierre-la-Garenne në Normandi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA