“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar…
Ylli i “Real Housewives of New Jersey” Teresa Giudice u martua së fundmi me partnerin e saj Luis Ruela në Park Chateau në East Brunswick, përpara mijëra miqve dhe familjes.
Ndërkaq, parukierja Lucia Casazza në një intervistë me Andy Cohen për emisionin e tij në radio Sirius XM zbuloi të gjitha detajet e pamjes së Teresa-s. Ajo u shpreh se:
‘Na duheshin flokë që të ishin të përshtatshme për një mbretëreshë’.
Frymëzuar nga nuset italiane dhe mesdhetare, Casazza porositi ekstejshëna me vlerë rreth 7 mijë euro. Çmimi i stilimit në tërësi? Rreth 2500 euro, shkruan Top Albania Radio.
U deshën gati dy orë që Casazza dhe anëtarët e tjerë të skuadrës së bukurisë t’i hiqnin më shumë se 1500 karfica nga flokët e Giudice-s pas dasmës. Por ajo mund të ketë pasur disa vështirësi në lëvizje, pasi Casazza tha se Teresa po ankohej për dhimbjen e qafës së saj deri në fund të natës nën peshën e kaq shumë flokëve.

Top Channel