
24/02 23:02
Fshati Odiham në Britani nuk ka parë asnjë reshje shiu në muajin e fundit.
Kjo do të thotë se toka aktualisht është më e tharë se kurrë, thonë vendasit sipas Sky News.
Është një nga fshatrat më të thatë në Britani, ndërsa klubi lokal i kriketit po e ndjen pjesën më të madhe të nxehtësisë.
Në Odiham & Greyëell Cricket Club, ata i kanë marrë masat për të siguruar që turnet dhe seancat stërvitore mund të vijojnë pa u ndërprerë.
Çdo ditë, toka ujitet për tre deri në katër orë për ta mbajtur atë të gjelbër. Nëse kjo nuk ndodh, loja bëhet shumë e rrezikshme.
Top Channel