BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë
Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album.
Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.
E përpos muzikës, artistja ndan me ne momente nga përditshmëria e saj e në më të fundit na ka prezantuar me ‘mikun e saj’ më të ri. Bëhet fjalë për një filxhan të vogël që në filmin vizatimor ‘E bukura dhe bisha’, filxhani luan rolin e një fëmije të vogël. Bukuroshja kurrrë nuk ngurron të na tregojë ‘shpirtin e fëmijës’ brenda vetes.

Tani duket se artistja ka nisur punën për projekte të reja muzikore, pasi producenti me të cilin ajo bashkëpunon për sjelljen e surprizave të reja postoi një foto krahas Arilenës ku shkruan: “U ktheva në studio me shpirtin tim binjak.”
Producenti Darko Dimitrov nuk ka zgjedhur të na tregojë diçka më tepër, megjithëse po presim gjithë sy e veshë.
Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.
Top Channel