Willow, vajza e Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në Oscars kur goditi komedianin Chris Rock, për një shaka lidhur me Jada-n.

Në një intervistë të bërë së fundmi ajo u shpreh se:

“Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme”.

Top Albania Radio shkruan se 21-vjeçarja shtoi se incidenti nuk ndikoi në krijimtarinë e saj dhe se nuk e tronditi atë “sikurse demonët e saj të brendshëm”.

Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin saktësisht të emocionuar me shpjegimin e Willow duke komentuar në forma të ndryshme fjalët e saj, sipas disa komentuesve që thonin:

“Edhe ne jemi njerëz, por nuk i godasim me shuplaka të tjerët në TV”.

“Kemi disa rregulla dhe respekt”.

Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte pothuajse e harruar derisa Will Smith publikoi një video në kanalin e tij në YouTube kur i kërkonte falje komedianit.

Që prej publikimit të saj, US Weekly ka raportuar se video nuk ishte në të vërtetë ideja e vetë Smith dhe plani ishte menduar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.

Willow Smith është duartrokitur për veprimet e saj teksa ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në nevojë. Vajza 21-vjeçare e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith vuri re se një fanseje i kishte rënë të fikët gjatë koncertit të saj në PPG Paints Arena në Pittsburgh të martën.

Ajo e ndaloi shpejt performancën e saj dhe një video e shpërndarë në internet tregon yllin duke folur me turmën për t’i ofruar fjalë inkurajimi fanses së lënduar përpara se t’i uronte një shërim të shpejtë.

Top Channel