300 mijë lekë të vjetra për ha do të përfitojnë të gjitha ata fermer që në tokat e tyre kultivojnë grurë.
Ky subvencion ka për qellim që në vendin tonë të shtohet sipërfaqet e të mbjellave me grurë pavarësisht destinacionit përfundimtar që do të marri gruri nëse do të përdoret për konsum human apo kafshët.
Që shqiptarët të konsumojnë bukë të përgatitur me miellin vendas eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia thotë se menaxhimi i kësaj shumë parash që do të shkojë të fermeri duhet të ishte menduar ndryshe nga ministria e bujqësisë.
“Përveç stimulimit të mbjelljes dhe prodhimit të grurit ajo që është shumë e rëndësishme në kushtet e Shqipërisë duhet të nxitet edhe dorëzimi i tij nga prodhuesi nga fermerët tek pikat e përpunimit të miellit. Rezulton se 70% e grurit të mbjellë në Shqipëri përdoret për nevoja familjare përfshi këtu edhe konsumin për kafshët. Nëse 15-20% të kësaj mase do të vihej në dispozicion të dorezimit dhe grumbullimit të fabrikave mendoj se do të ishte një stimul i mirë”, tha Ndoc Fasullia, ekspert bujqësie.
Kjo ide aplikohet më së miri në Kosovë. efekt Xhem Beqiraj fermeri nga Suhareka e Kosovës thotë se për 1 ha tokë të mbjellë me grurë nga shteti i Kosovës ai merr 474 euro në total.
Lufta në Ukrainë tregoi rëndësinë e grurit për vendin tonë, por përveç kësaj kulture po aq i rëndësishëm është dhe ushqimi blegtoral i cili duhet të marrë të njëjtën vëmendje.
“Të subvencionohet ndër të tjera edhe prodhimi i misrit, i cili përbën ushqimin bazë, kjo do ta zbuste disi kostot e prodhimit në blegtori dhe sigurisht që do të ndikonte tek shitja e prodhimeve blegtorale në treg”, tha eksperti.
Top Channel