Shpërthimi i një vullkani në Islandë ka mbledhur shumë spektatorë që duan të shohin  panoramën e mbizotëruar nga llava e kuqe, por autoritetet aty po japin alarmin se gazrat dhe tymi që del nga vullkani mund të ndotë ajrin e një fshati aty pranë dhe rrezikon edhe të përhapet në kryeqytetin Reykjavik.

Agjencia e motit tha se priste ndotje veçanërisht të madhe të gazit në Vogar, një fshat me rreth 1,000 banorë rreth pesë kilometra (tre milje) në verilindje të Fagradalsfjall, lugina e pabanuar ku ndodhet vullkani.

Përqendrimet e dyoksidit të squfurit mund të arrijnë deri në 2,600 mikrogramë për metër kub, një nivel që konsiderohet “i pashëndetshëm ‘, sipas Agjencisë së Mjedisit të Islandës.

Paralajmërimi erdhi pasi matjet treguan se aktiviteti ishte përgjysmuar në çarjen vullkanike, e cila ka nxjerrë lavë të ndezur që nga e mërkura

Edhe pse më i fuqishëm se një shpërthim i mëparshëm në të njëjtën zonë vitin e kaluar, rrjedha fillestare e llavës prej rreth 32 metra kub në sekondë ishte ulur në ditën e dytë në rreth 18 metra kub në sekondë, sipas një vlerësimi të publikuar këto ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA