Tragjedi në Kroaci! Aksidentohet autobusi me targa polake, të paktën 11 të vdekur dhe 34 të plagosur

06/08/2022 10:03

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në autostradën A4 Zagreb-Goriçan.

Deri më tani raportohet për 11 persona të vdekur në vend, ndërsa 34 të tjerë  u plagosën lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton media “Jutarnji”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.

 

 

Top Channel