
10/05 22:54
Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në autostradën A4 Zagreb-Goriçan.
Deri më tani raportohet për 11 persona të vdekur në vend, ndërsa 34 të tjerë u plagosën lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton media “Jutarnji”.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.
Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.
Top Channel