Njëri u gjet i mbytur në lumin Seman tjetri në plazhin e Divjakës ditën e djeshme, identifikohen viktimat

06/08/2022 10:26

Është zbuluar identiteti i dy viktimave, trupi i të cilëve u gjet pa jetë ditën e djeshme.

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Seman i përket 61-vjeçarit me inicialet Y.T. banues në Gorishan, Berat, ndërsa trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Divjakës, i përket 86-vjecarit me inicialet M.Dh. banues në Lushnjë.

Në vijim të informacioneve paraprake të dhënë ditën e djeshme për dy shtetas që u gjetën të mbytur, një shtetas në lumin Seman dhe një shtetas në plazhin e Divjakës, ju bëjmë më dije se u bë i mundur identifikimi i tyre, përkatësisht:

-Y. T., 61 vjeç, banues në Gorishan, Berat, u gjet i mbytur në lumin Seman;

-M. Dh., 86 vjeç, banues në Lushnjë, u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës.

 

Top Channel