
11/05 07:36
Është zbuluar identiteti i dy viktimave, trupi i të cilëve u gjet pa jetë ditën e djeshme.
Trupi i pajetë i gjetur në lumin Seman i përket 61-vjeçarit me inicialet Y.T. banues në Gorishan, Berat, ndërsa trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Divjakës, i përket 86-vjecarit me inicialet M.Dh. banues në Lushnjë.
Në vijim të informacioneve paraprake të dhënë ditën e djeshme për dy shtetas që u gjetën të mbytur, një shtetas në lumin Seman dhe një shtetas në plazhin e Divjakës, ju bëjmë më dije se u bë i mundur identifikimi i tyre, përkatësisht:
-Y. T., 61 vjeç, banues në Gorishan, Berat, u gjet i mbytur në lumin Seman;
-M. Dh., 86 vjeç, banues në Lushnjë, u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës.
Top Channel