Konflikti Izrael-Gaza: Civilë dhe militantë palestinezë të vrarë në mes të bombardimeve

06/08/2022 12:07

Pas një nate me bombardime të ashpra midis Rripit të Gazës dhe Izraelit, tensionet mbeten të larta.

Të paktën 100 raketa  thuhet se janë lëshuar nga Gaza në drejtim të Izraelit,  pas vrasjes së të paktën 10 personave në sulmet ajrore izraelite.   Lideri i militantëve Tayseer Jabari ishte në mesin e të vrarëve nga sulmi. Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi Palestinez Xhihadi Islamik  Një vajzë pesëvjeçare në Gaza gjithashtu humbi jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën

“Nuk ka dyshim se situata në Gaza u përmbys krejt papritur. Pa dyshim, kushtet e vështira të jetesës në Rripin e Gazës na lënë të paaftë për të hyrë në një luftë apo edhe për t’u marrë me një përshkallëzim kundër armikut izraelit.”

“Situata është shumë e tensionuar. Shpresojmë të mos ketë ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm. Na ka ardhur në majë të hundës.  Jemi një popull pa jetë, duam të jetojmë, mjaft me luftëra dhe shkatërrime. Brezi ynë ka humbur të ardhmen e tij.”

Ndërsa sirenat janë dëgjuar gjatë gjithë natës  në shumë qytete izraelitë, forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin rifilluar sulmet me raketa kundër pozicioneve të shumta të militantëve në Gaza, duke vazhduar sulmet deri në orët e para të mëngjesit. Të shtunën, Izraeli tha se kishte arrestuar 19 anëtarë të lëvizjes së Xhihadit Islamik palestinez në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor.

Shkëmbimi i zjarrit brenda natës shënon përshkallëzimin më serioz të dhunës që nga lufta 11-ditore e majit 2021, e cila la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur përpara se të aprovohej një armëpushim.Xhihadi Islamik, një nga degët e grupeve militante palestineze, u themelua në Gaza në vitet 1980 dhe e kundërshton dialogun politik me Izraelin. Grupi, i konsideruar për afrimitet me Iranin, është i ndarë nga Hamasi, por në përgjithësi bashkëpunon ngushtë me lëvizjen.

Top Channel