Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot, në pikë kalimin kufitar në veri është ndaluar shtetasja ruse Daria Aslamova për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se e njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon hetimi deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla kujton se Aslamova tentoi të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve policorë të Kosovës.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”, përfundon Sveçla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA