
Dhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në Pensilvani, ku gjashtë persona tashmë janë identifikuar ndërsa katër fëmijëve nuk i dihet ende identiteti.
Një zjarrfikës shkoi për të shuar flakët me ekipin e tij, kur zbuloi se shtatë nga të vdekurit ishin familja e tij.
Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa mendohet se vatra ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.
Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.
Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpi dhe po vizitonin për aktivitete verore.
Policia e shtetit deri më tani ka identifikuar viktimat: Dale Baker, 19 vjeç, Star Baker, 22 vjeç, David Daubert Sr, 79 vjeç, Shannon Daubert, 42, Laura Daubert, 47 vjeç dhe Marian Slusser, 54 vjeç.
Top Channel